Vangellov, Kuzmanovski, Begova dhe Nesimi fitues të çmimit shtetëror “11 Tetori”

Shkup, 4 tetor – Fituesit e çmimit shtetëror “11 Tetori” në vitin 2021 për mirënjohjen më të lartë për arritjet në jetë në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe aktiviteteve të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë Profesori Dr. Atanas Vangellov, piktori akademik Pavle Kuzmanoski, aktorja Bedia Begova dhe politologu Mahi Nesimi, kumtoi Ministria e Kulturës.

Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror “11 Tetori” vendosi që çmimi shtetëror “11 Tetori” për arritjet e jetës në fushën e shkencës dhe arsimit t’i jepet filologut prof. dr.Atanas Vangellov. Për arritjet e jetës në fushën e kulturës dhe artit, çmimi i jepet piktorit akademik Pavle Kuzmanoski, aktores Bedia Begova dhe politologut Mahi Nesimi.

Çmimi do t’u jepet fituesve më 11 tetor të vitit 2021 në orën 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Nën shenjën e djallit: Tri datëlindje mes tetorit të letrave – Migjeni, Taçi dhe Agolli

D V

Dave Chappelle bën paralajmërimin e pjesës së gjashtë të “The Closer”

D V

Filmi “Mbijetesa dhe shkolla” fiton çmimin e publikut në Tiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More