Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Varane dhe Ramos në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Real Madridi është në situatë të vështirë, pasi dy qendërmbrojtësit Raphael Varane dhe Sergio Ramos, janë në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit që zhvillohet në javën e ardhshme.

Qendërmbrojtësi spanjoll u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 43-të të ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë.

Kapiteni i Realit e ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe do të ekzaminohet sërish – bën të ditur El Chiringuito.

Varane po ashtu ishte zëvendësuar në fund të pjesës së parë në takimin ndërmjet Francës dhe Suedisë për shkak të një problemi fizik që akoma nuk është bërë i ditur.

Reali është mysafir i Interit të mërkurën mbrëma (25 nëntor) në Giuseppe Meazza, ndërsa Zinedine Zidane do të shpresojë t’i ketë në dispozicion dy mbrojtësit.

Postime të ngjashme

Itali 3-0 Zvicër, notat e Xhakës dhe Shaqirit përballë italianëve magjikë

Dafina Vidishiqi

Italia mposht Zvicrën, kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Dafina Vidishiqi

Italia nuk ndalet, Locatelli shënon një tjetër super gol

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Sergio Ramos nesër i jep lamtumirën Real Madridit

Dafina Vidishiqi

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Dafina Vidishiqi

Pandev thotë se Maqedonia e Veriut është gati për Ukrainën: Duhet të bëjmë figurë të mirë, nuk kemi çfarë të humbim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...