Varane ndihet shumë i lumtur me fillimin te Manchester United

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane ka thënë se është i lumtur me jetën në Angli dhe ndeshjet deri më tani.

 

Qendërmbrojtësi francez nënshkroi nga Real Madrid në verë, në një përpjekje për ta kthyer Unitedin në skuadër pretendentë për titull në Ligën Premier.

Pavarësisht nga një sërë rezultatesh jo të mira kohëve të fundit, Varane është i kënaqur me integrimin e tij në ekip dhe përshtatjen në kampionatin anglez.

“Jam shumë i lumtur me fillimin e kësaj aventure. Liga Premier është një ligë e njohur për intensitetin e saj”, ka thënë fillimisht Varane për L’Equipe.

“Ka një atmosferë të ndryshme, një mentalitet tjetër të përgjithshëm në lidhje me futbollin. Është një qasje tjetër dhe një përvojë e ndryshme për mua”.

“Po kënaqem duke luajtur, duke dalë nga zona ime e rehatisë, duke gjetur marrëdhënie të reja me shokët e mi të skuadrës”.

“Është një mënyrë tjetër mbrojtjeje dhe është super interesante për mua”, përfundoi francezi. 

Related posts

Arsenali përgatit ofertën lojtar plus para për Maddison

D V

Primoz Gliha do ta drejtojë Kosovën në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Jordanisë

D V

Saul në bisedime me Liverpool

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More