Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Varane rezulton pozitiv ndaj Covid në prag të ndeshjes me Liverpool

Raphael Varane ka rezultuar pozitiv me coronavirus, pas testimeve të realizuara në prag të takimit të parë çerekfinale që Real Madridi e zhvillon ndaj Liverpoolit në Ligën e Kmapionëve.

Ky padyshim që është një lajm i hidhur për Zinedine Zidanes, që tani ka humbur edhe mbrojtësin francez, derisa Sergio Ramos u lëndua gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me Spanjën.

Varane aktualisht gjendet në vetëizolim dhe nuk do të paraqitet sonte ndaj The Reds, në takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’.

Mbrojtësi do të zëvendësohet me gjasë nga Nacho, që mund të luajë në qendër të mbrojtjes, duke ndërtuar një partneritet me Eder Militaon.

Liverpooli po ashtu ka disa mungesa kyçe në këtë takim, mirëpo Real Madridi natyrisht se ka mbajtur shpresa të mëdha në Varanen.

Postime të ngjashme

Leicester City dëshiron transferimin e Coutinhos

Dafina Vidishiqi

Notat e lojtarëve: Holanda 3-2 Ukraina

Dafina Vidishiqi

Holanda fiton takimin dramatik ndaj Ukrainës në ‘trilerin’ e pesë golave

Dafina Vidishiqi

‘Shokohet’ Holanda, Yaremchuk barazon rezultatin

Dafina Vidishiqi

Mourinho: Dje Zoti po shikonte futboll

Dafina Vidishiqi

Nuk mund të fshihet më: Situatë e tensionuar mes Mbappes dhe Giroud te Franca para derbit me Gjermaninë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...