Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Varhei: Kornavirusi nuk lehtësoi hapjen e negociatave

Shkup, 25 mars, zhurnal.mk – Komisioneri për zgje,rim i BE-së Oliver Varhei në një intervistë për 360 gradë hodhi poshtë shkrimet në disa media në rajon se gjendja me koronavirusin e ka lehtësuar vendimin e vendeve- anëtare të BE-së për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai thotë se BE-ja dëshiron që dy kornizat e negociatave të miratohen sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kjo është interesante sepse para vendimit më thanë se pikërisht për shkak të koronavirusit kjo do të jetë e pamundur. Por, ja do të shkoja edhe më larg, nëse është më lehtë të merren vendime në kohë pandemie, atëherë pse tani të mos marrim vendim për buxhetin shumëvjeçar të BE-së? Ju lutem, njëra me tjetrën nukka lidhje, përkundrazi, situata është e kundërt, bëhet fjalë për vendim strategjik, për vendim shumë të rëndësishëm, me njoftim shumë serioz dhe përkushtimi serioz nga të dyja vendet, si dhe fakti që, edhe krahas krizës, vendet- anëtare dëshironin të dërgojnë sinjal të qartë për rajonin se nëse tregoni rezultate, atëherë edhe BE është e gatshme ta bëj të njëjtën. Dhe kjo është ajo që ndodhi, ky ishte parimi i parë i strategjisë së re për zgjerim-gjegjësisht kredibilitet ndërsa kredibiliteti dje u plotësua.

Kur planifikoni si komision ta vendosni kornizën e negociatave për miratim?

Duam që të dyja kornizat e negociatave, për të dyja vendet, t’i miratojmë sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa në konkluzat thuhet “menjëherë”, ndërsa “menjëherë” në këtë punë do të thotë se Këshilli mund t’i shqyrtojë njëkohësisht me pakon vjetore për zgjerim, që është paraparë të jetë në rend të ditës në qershor. Kështu që ne, përgatitim kornizë për negociata për të dyja vendet. Fillimisht me Maqedoninë e Veriut dhe më pas edhe me Shqipërinë dhe t’i dorëzojmë ato në Këshillin e BE-së.

A është qershori afati real kur do mund të zhvillohet konferenca ndër-qeveritare për Maqedoninë e Veriut?

Është e mundur nëse vendet anëtare pajtohen për kornizën e negociatave. Por mendoj se do nevojitet një periudhë e caktuar që vendet anëtare fillimisht të dakordohen për kornizën e negociatave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!