Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Varhei: Nëse nuk zgjidhet kontesti me Bullgarinë, Shqipëria mund të fillojë negociatat e vetme

Shkup, 4 maj, Zhurnal.mk – Eurokomisari Varhei për herë të parë përmendi se BE-ja mund të çel negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse vendi ynë nuk e zgjidh kontestin me Bullgarinë. Pra, ka mundësi të ndodhi skenari i ndarjes së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, ndryshe nga se është trajtuar deri më tani, si një paketa e vetme. Por, ai tha se Komisioni Evropian po punon fuqishëm që të zhbllokojë procesin e integrimit dhe të zgjidh sa më parë kontestin me Bullgarinë.

“Ne akoma duhet të punojmë shumë, ende s’kemi bërë sa duhet. Gjithashtu duhet që të gjitha shtetet anëtare në tryezë të pajtohen për këtë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut. Nëse është e mundur apo jo ndarja e dy shteteve, ky proces bazohet në meritë. Nëse i shohim arritjet e Shqipërisë, vlerësoj se ata kanë përmbushur të gjitha kushtet. Pra, nëse nuk ka zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut, mund të vijë momenti që ne ta konsiderojmë këtë opsion. Shpresoj se nuk do të ndodh një gjë e tillë, ne patëm një bisedë shumë të rëndësishme me kryeministrin dhe ramë dakord që duhet të bëjmë progres dhe këtë duhet ta bëjmë për të dyja shtetet”- tha Varhei.

Postime të ngjashme

Interesimi i ulët i qytetarëve për të udhëtuar në Greqi

R Zh

Edhe Ali Ahmeti uron ekipin e futbollit “Shkendija”

R Zh

Sela: Tre klube shqiptare do ta përfaqësojnë RMV-në në garat evropiane

R Zh

Kasami uron Shkëndijën: Ditë e madhe për futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Shkëndija merr trofeun, festë kuqezi në Tetovë

R Zh

VMRO–DPMNE për kongresin e LSDM-së: Nuk merremi me LSDM, kanë dështuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...