Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Varhei nga Sarajeva: Ballkanin Perendimor e shohim si pjesë të Europës

Sarajevë, 9 tetor – Ballkani Perëndimor është një nga përparësitë e Komisionit Evropian, tha Komisioneri i Zgjerimit dhe Politikës së Fqinjësisë së BE Oliver Varhei sot në Sarajevë.

Pas bisedimeve me nikoqirët, Varheji u tha gazetarëve se Komisioni ka punuar me zell që nga dita e parë për të bërë të qartë se Ballkani Perëndimor është një përparësi e KE.

“Dhe jo vetëm kaq, ne e shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës dhe e shohim atë në planin afatgjatë ose afatshkurtër si plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian,” tha ai.

Duke folur për iniciativën “mini Shengen”, Varhei tha se kjo do të thotë një mundësi e shpejtë për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve dhe se do të mundësojë një fluks investimesh dhe do të lehtësojë operacionet e pagesës.

– Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar të punojmë në një metodologji të re për zgjerimin, negociatat kanë filluar me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë … Ne po punojmë gjithashtu për një ulje të përshpejtuar të pabarazisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, tha Komisioneri Evropian.

Postime të ngjashme

Më shumë se një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan, DW përmend luftën

R Zh

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...