Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Varhei: Raportet me Ballkanin Perëndimor janë prioriteti ynë

Zhurnal Ads

Bruksel, 22 tetor – Komisari për zgjerim Oliver Varhei konfirmoi në Konferencën e sotme ministrore të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor se prioritet i Komisionit Evropian janë marrëdhëniet me rajonin.

“Kur bëhet fjalë për migracionin, përmirësimi i bashkëpunimit është thelbësor për forcimin e aftësive për menaxhimin e kufijve dhe luftën kundër kontrabandimit”, shkroi Varhei në Tuiter.

Ai së bashku me eurokomisarët për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, Didier Renders dhe Ilva Johanson, merr pjesë në video konferencën e sotme të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

KE njoftoi se konferenca do të diskutojë bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit, duke përfshirë intensifikimin e shkëmbimit rajonal të informacionit, përmirësimin e sistemeve të informacionit dhe forcimin e kapaciteteve të pritjes dhe azilit në prag të Paktit të ri evropian të migracionit dhe azilit.

Pas prezantimit të Europol për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit në rajon, ministrat do të diskutojnë për sfidat aktuale në lidhje me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, përfshirë progresin në zbatimin e Planit të përbashkët aksional për luftë kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Do të diskutohet edhe për përmirësimin e bashkëpunimit operacional në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për Planin e ri të BE-së për tregti  të armëve dhe për Planin aksional për drogë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shahpaska: Gjendja me pandeminë në çerdhe është stabile

E.E.

Policia finansiare me padi penale për 20 persona dhe 15 subjekte juridike

Z H

Greqia vendos pajisje shurdhuese kundër refugjatëve në kufi

T E

Komisioni Evropian për skandalin me Erasmus plus: Harxhimet e parregullta duhet të kthehen

Z H

Universiteti i Tetovës i shpërbleu me bursa ekselentët e ciklit të parë dhe të dytë

T E

Për shkak se Mijallkov është me Covid-19, prolongohet seanca për “Target-Fortesa”

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...