Varhej: Deri në 2027 i gjithë Ballkan gati për BE

nga D V
Shkup, 17 maj – Deri në vitin 2027 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë nuk duhet të ketë më justifikime, thotë komisionari europian i zgjerimit Oliver Varhej.

Paralajmëroi, se pas zgjedhjeve në BE, Komisioni i ardhshëm Europian të jetë ai që do ta zgjerojë edhe më shumë Bashkimin Europian.

Këto fjalë Varheji i tha para liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili tha se Qeveria që e drejton, mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të agjendës europiane dhe se shpreson që kështu të vazhdojë edhe qeveria e ardhshme.

Në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, që këtë vit u mbajt me moton “Një rajon, vizion i përbashkët”, i pranishëm ishte edhe ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, Xhejms O’Brajan, i cili tha se SHBA-të duan ta shohin Evropën, të plotë, të lirë dhe në paqe.(TV21)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More