Varheji e uroi zgjedhjen e Qeverisë së re

nga D V

Bruksel, 24 qershor – Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji i dërgoi urime kryeministrit Hristian Mickoski dhe Qeverisë me rastin e zgjedhjes së tyre.

“Urime kryeministrit Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re! Me padurim pres të punojmë shpejtë me Ju që ta avancojmë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur Varheji në urimin e publikuar në IKS.

Честитки до премиерот Мицкоски и членови на новата Влада! Со нетрпение очекувам да работиме брзо со вас за да го унапредиме европскиот пат на Северна Македонија, наведе Вархеји во честитка об

Qeveria e re e kryeministrit Mickoski u zgjodh mbrëmë me 77 vota “për” dhe 22 “kundër”. Për të votuan deputetët nga koalicionet e VMRO-DPMNE dhe VLEN dhe nga Lëvizja ZNAM, ndërsa kundër votuan LSDM dhe E majta. Deputetët e Frontit Evropian, të kryesuar nga BDI, e braktisën seancën para votimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More