Agjencia Zhurnal.mk

Varheji: KE është për datën e bisedimeve por fillimisht miratoni Ligjin për prokurorinë

Shkup, 15 janar – Nuk ka ndryshim nga qëndrimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Ky ishte mesazhi eurokomisionerit për zgjerim, Oliver Varhejn në vizitën e parë të tij në Shkup. Pas takimit me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, Varhejn theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftueshëm në sferën e reformave duke shprehur mirënjohjen e tij edhe për Marrëveshjen e Prespës.

“Duhet patjetër të punojmë edhe më tepër për të vlerësuar se Maqedonia Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Nuk ka ndryshim nga ky qëndrim dhe mbetemi të përkushtuar. Duhet patjetër t’i fillojmë negociatat me këto dy vende. Para Samitit të Zagrebit patjetër duhet të kemi vendim pozitiv nga Këshilli Evropian. Qasja e re e BE-së duhet patjetër të jetë më objektive, më dinamike, pak me më shumë bazë politike dhe më i sigurt”, tha  Oliver Varhejn, komisiner për zgjerim i BE-së.

Ai kërkoi nga Parlamenti Evropian që Maqedonisë së Veriut t’i ndahet shpërblim prej 50 milion eurove për veprimet konstruktive dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime Evropiane.

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Kosovës, Oliver Spasovski theksoi zhgënjimi nga mos-marrja e datës në nëntor të 2019 dhe metodologjia e re për zgjerim, motivon edhe me shumë Qeverinë që të punojë në drejtim të anëtarësimit.

“Programi i ri i KE-së paraqet shpresë të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimore me çka do t’i përforcon pozicionet tona si vende të ardhshme anëtarë. Ke-ja gjithmonë ka qenë dhe mbetet aleati ynë me i madh i përafrimit në BE. Ngritjen e standardeve brenda BE-së e vlerësojmë si të rëndësishme dhe për këtë arsye, në procesin e reformave me qëllim anëtarësimin BE jemi futur me motiv edhe më të madh”, tha Spasovski.

Paraprakisht Varhejn zhvilloi takim me presidentin Stevo Pendarovski nga i cili ka marr garanci se pavarësisht përbërjeve të ardhshme qeveritare, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë. Varhejn zhvilloi takim edhe me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa më pas takoi edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, atë të opozitës Hristijan Mickoski dhe liderët e partive politike shqiptare. Vizitën e tij Varhejn të enjten e vazhdon në Shqipëri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...