Varheji: Me Zaevin biseduam si të ecim përpara me procesin e zgjerimit

Shkup, 29 shtator – Me padurim e presim Samitin BE – Ballkani Perëndimor javën e ardhshme në Slloveni. Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Komisionin Evropian, e ardhmja e rajonit është në BE. Biseduam se si të ecim përpara në procesin e zgjerimit përmes hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Kështu u prononcua në “Tuiter” eurokomisari për zgjerim, Olive Varheji, i cili sot ishte për vizitë në Shkup, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

“Jam i lumtur që përsëri e vizitoj Shkupin për bisedime gjithëpërfshirëse me kryeministrin Zoran Zaev. U morëm vesh që shpejtë t’i zbatojmë projektet e para më të rëndësishme nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që ta nxisim zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE”, shkroi Varheji në “Tuiter”.

Njëkohësisht edhe kryeministri Zaev në “Tuiter” shkroi se është takuar me Varhejin, me të cilin, siç shkroi, haptas kanë biseduar për disa tema siç është plani ekonomik i investimeve, i cili është me të vërtetë impuls i fuqishëm pozitiv për ne, për projekte më konkrete të cilat do të publikohen deri në fund të vitit.

“Një nga temat e bisedës na ishin edhe përgatitjet të cilat na paraprijnë për samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Slloveni javën e ardhshme ku do të kemi hapësirë të shkëlqyer për diskutimin e përbashkët. Rruga evropiane është e rëndësishme për të dyja palët dhe për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në dhe jemi të përkushtuar në atë proces”, shkroi kryeministri Zaev në “Tuiter”.

Nga Komisioni Evropian para vizitës së Varhejit në Shkup theksuan se eurokomisari është në komunikim me të gjitha palët relevante sa i përket diskutimit për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë që është e mundur.

Varheji javën e kaluar ishte në Bullgari ku me presidentin Rumen Radev dhe ministrin teknik të Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev bisedoi për mënjanimin e bllokadës bullgare për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Vizita e Varhejit  në Shkup vjen një ditë pas vizitës së kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila në bisedimet me autoritetet në vend gjithashtu foli edhe për çështjen me Bullgarinë dhe tejkalimin e saj. Ajo shfaqi bindje se është i mundshëm tejkalimi i bllokadës nga Sofja dhe mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të këtij viti. 

Related posts

Rezoluta e VMRO-së sot në seancë parlamentare

Z H

As sot nuk kanë ardhur ekspertët gjerman për hetime në Spitalin e Tetovës

D V

Fillon fushata për Zgjedhjet lokale 2021

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More