Agjencia Zhurnal.mk

Varheji: Rajoni të punojë më shumë që ta rrisë besimin në institucione

Bruksel, 24 qershor – Bashkimi Evropian është seriozisht i përkushtuar në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe ky është një nga prioritetet e tij kryesor, të cilat ka për qëllim t’i plotësojë. Nga ana tjetër, për përparimin e vendeve drejt anëtarësimit në BE është e domosdoshmë që qeveritë nga rajoni të vazhdojnë t’i implementojnë reformat thelbësore. Rajoni duhet të punojë më shumë që ta rrisë besimin e qytetarëve në institucione.

Këtë sot e deklaroi eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji, në prezantimin e Barometrit ballkanik (BB2020) që mbahet onllajn në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim.

Varheji theksoi se gjatë ditëve të ardhshme, Komisioni Evropian do ta prezentojë Projekt kornizën negocuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin e BE-së, së bashku me raportin e azhurnuar për përparimin e këtyre dy vendeve.

“Nga ana tjetër, për përparimin e vendeve drejtë anëtarësimit në BE na duhen që qeveritë të vazhdojnë për plotësimin e reformave. Puna e mëtejshme është e domosdoshme për sundimin e së drejtës, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, këto janë parakushtet thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen ekonomike dhe rritjen e numrit të vendeve të punës”, tha Varheji.

Sipas tij, rezultatet e dukshme në këto reforma jo vetëm që do të mundësojnë përparim më të shpejtë në negociata, për këtë e presin edhe vet qytetarët.

“Korrupsioni është arritur si një nga problemet më të mëdha në rajon që e tregon edhe vet Barometri ballkanik – 71 përqind nga qytetarët vlerësojnë se qeveritë e tyre nuk luftojnë me sukses kundër korrupsionit në krahasim me 61 përqind në vitin 2018.”

Eurokomisari tha se ky hulumtim tregon fotografi të hollësishme se si qytetarët e Ballkanit Perëndimor i perceptojnë politikat e qeverive në rajon, si dhe të vet BE-së.

“Dy punë për mua janë posaçërisht të rëndësishme në këtë hulumtim. Pesëdhjetë e nëntë përqind nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor vlerësojnë se anëtarësimi në BE do të jetë punë e mirë dhe paraqet rritje prej 10 përqind për dallim nga dy vitet paraprake dhe kjo është shenjë e mirë. Për fat të keq, 26 përqind besojnë se anëtarësimi në Union asnjëherë nuk do të ndodhë. Edhe ky numër po ashtu shënon rritje për dallim nga vitet paraprake”, tha Varheji.

Sipas tij, kjo nga ana tjetër mund të reflektohet mbi pasigurinë për perpektivë evropiane të rajonit, pas disa diskutimeve jo të bindshme për hapjen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, diçka që tani është lëndë e së kaluarës dhe, siç tha, tani kemi arritur ta tejkalojmë këtë pengesë dhe të hapim negociata për këto vende.

“Prej atëherë, kemi ndërmarrë shumë hapa të rëndësishme, në shkurt e kemi propozuar metodologjinë e re të reviduar me qëllim që ta bëjmë më kredibil dhe më dinamik procesin e negociatave, e dyta, edhe krahas pandemisë me Kovid 19, kemi arritur marrëveshje për fillim të negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars, për fat keq puna ynë ka pasur ndërprerje të vogël për shkak të Kovid 19, por arritëm të sigurojmë një pako ndihmë financiare për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 3,3 miliardë eurove, së bashku me Bankën investuese evropiane”, përkujtoji Varheji.

Ka shtuar se në Samitin e Zagrebit në maj edhe krahas pandemisë me koronavirusin, kemi dërguar sinjal të fortë dhe angazhimin e BE-së ndaj rajonit, përmes planit për zhvillim ekonomik që duhet të prezantohet në vjeshtë.

“Bashkëpunimi rajonal vazhdon të forcohet dhe shumica e qytetarëve konsiderojnë se ajo kontribuon në përmirësimin e gjendjes politike, ekonomike dhe të sigurisë në vendet e tyre- 77 për qind, ndërsa 65 për qind e tyre konsiderojnë se ajo që i afron qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më me rëndësi se sa ajo që na ndan. Përhapja e shpejtë e Kovid-19 ka qenë kujtesë e errët për gjithë ne se si katastrofat i injorojnë kufijtë dhe ai bashkëpunim është ndoshta plani i vetëm për “Bashkë më të fuqishëm”, ka thënë Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR).

Ajo ka shtuar se të dhënat e barometrit për Ballkanin, tregojnë se 72 për qind e banorëve të BP konsiderojnë se pandemia është rrezik i madh për ekonomitë e tyre kombëtare. Gjithsej 68 për qind e qytetarëve janë të shqetësuar për vendet e punës të anëtarëve të tyre të familjes dhe vetëm një e treta e tyre janë të kënaqur se si qeveritë e tyre angazhohen me qëllim njerëzit të mos humbin punën.

“Poashtu, barometri për Ballkanin zbulon se gjatë karantinës, 65 për qind e banorëve të BP kanë thënë se e vlerësojnë ndihmën nga jashtë e cila në masë të madhe është pjesë e BE-së. Shumica, 59 për qind e mbështesin anëtarësimin në BE, derisa 71 për qind konsiderojnë BE-në si partner të rëndësishëm në rajon”, ka thënë tutje Bregu.

Lidhur me korrupsionin, në pyetjen se cili është më shumë i korruptuar, 83 për qind e banorëve të Ballkanit Perëndimor janë deklaruar për partitë politike, 80 për qind gjyqësinë, 79 për qind doganën, 76 për qind punonjësit shëndetësor, ndërsa 76 për qind Parlamentet.

Na panelin e barometrit për Ballkanin 2020, kanë folur edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj si dhe Zhenovev Ruiz Kalvera nga Drejtoria e përgjithshme e Komisionit Evropian për fqinjësi dhe negociata e zgjerim.

Barometrin për Ballkanin e financon BE. Barometri i Ballkanit 2020, madje është hulumtim vjetor i mendimit publik dhe ekonomistëve që e zbaton KBR dhe merret me perceptimet dhe pritjet në aspekt të jetës dhe punës, trendët shoqërore- ekonomike dhe politike si dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Në publikimin për vitin 2020 për herë të parë janë prezantuar perceptimet dhe opinionet për ndikimin e pandemisë së virusit Kovid-19. bsh/fab/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...