Varheji të mërkurën vjen në Shkup

Bruksel, 27 shtator – Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji, të mërkurën do të udhëtojë për në Shkup, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Informacionin e konfirmuan shërbimet e Komisionit Evropian.

Programi i vizitës ende është në përfundim por është e sigurt se ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

 Varheji javën e kaluar ishte në Bullgari ku bisedoi për tejkalimin e bllokadës bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në BE.

 Një ditë para Varhejit në Shkup do të jetë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajeni, ajo gjithashtu do të bisedojë për mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe tejkalimin e saj.

Related posts

Shekerinska vizitoi kompaninë “Vezë Sharri” me përvojë në tregun e NATO-s

D V

Maqedonia e Veriut dhe Greqia një hap më pranë ndërtimit të interkonektorit të gazit natyror

D V

Editorial/ Kodi zgjedhor – Proces që duhet patur kujdes të mos dëmtohen shqiptarët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More