Maqedoni TOP LAJM

Varhejli sot prezanton raportin për Maqedoninë e Veriut para Komisionit Evropian

Zhurnal Ads

Shkup, 6 tetor – Zhurnal.mk – Komisioni Evropian sot do të publikojë raportin vjetor për Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.

Dokumentin para eurodeputetëve do ta prezantojë eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejli. Ai do të prezantojë paketën e zgjerimit 2020 dhe planin ekonomik investues për Ballkanin Perëndimor.

Ashtu si çdo vit, menjëherë pas miratimit të paketës vjetore për zgjerim në komisionin evropian, eurokomesari kompetent e paraqet para komisionit për politikë të jashtme të PE-së, këtë dokument të rëndësishëm për vendet në proces të inkuadrimit.

“Përskaj shqyrtimit të situatës në vendet kandidate dhe kandidatë potencial nga paketa për zgjerim, Varhejli do të prezantojë dhe planin i cili duhet të stimulojë rimëkëmbje afatgjate, të nxitë rritjen ekonomike dhe të mbështetë reforma të Ballkanit perëndimor pas krizës me korona virusin”, thonë nga Parlamenti Evropian.

Paketa përfshinë komunikim për zgjerim, e cila e përgatitë rrugën përpara për vendet të cilat duan anëtarësim në BE, ndërsa përmbanë raporte të cilat Komisionet paraqesin vlerësim detal për përparimin e çdo kandidati dhe kandidati potencial për përmbushjen e kritereve për anëtarësim.

Siç thuhet, që nesër eurokomesari Varhejli do të udhëtojë në Maqedoni ku pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe kompetentët e tjerë në Qeveri.

Në agjendën e Varhjeli e cila ende nuk është finalizuar, është lënë hapësirë për fjalim të tij në Kuvend. Pritet që eurokomesari të dërgojë mesazhe për mbështetje për atë që është punuar, por edhe të tregojë se çfarë duhet të ndërmeret në të ardhmen.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit, MPB dhe “Shvercerët” në takim të përbashkët kundër gjuhës së urrejtjes

Z H

Propozohet ligj për Polici komunale

T E

Filipçe në mbledhje urgjente me KSI pas rritjes së numrit të të infektuarve

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...