Agjencia Zhurnal.mk

Varheli, javën e ardhshme do të vizitojë Shkupin

Shkup, 8 janar, zhurnal.mk – Komisioneri i ri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheli javën e ardhshme, më 15 dhe 16 janar do të arrijë për vizitë në Maqedoni.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së postit, kështu që, përveç njohjes me elitën politike të vendit, Varheli pritet të ketë konsultime me përfaqësues qeveritar rreth propozim- metodologjisë së re për fillimin e bisedimeve aderuese si dhe qasjen në zhvillimin e reformave.

Në qendër të vëmendjes pritet të jetë edhe Ligji i ri i Prokurorisë, që do të përfshihej në mini- raportin për reformat në vend, që Komisioni Evropian duhet ta paraqes në shkurt për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...