Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Varhely: Angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor, prioritet

Zhurnal Ads

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Në një videomesazh të publikuar në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhely tha se angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është prioritet i Bashkimit Europian.

Në mesazhin e tij Varhely tha se bashkë me vendet e BE-së miratuan metodologji që lejoji dhënien e dritës jeshile nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk përmendi kontestin mes Shkupit dhe Sofjes.

“Pavarësisht krizës, ne u fokusuam edhe te prioritetet afatgjata. Pikë së pari, forcuam angazhimin tonë ndaj fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, një prioritet për këtë komision dhe për të gjithë BE-në. Bashkë me shtetet anëtare, komisioni fuqizoi procesin e zgjerimit duke miratuar një metodologji të re, e cila lejoi t’i jepej drita jeshile nisjes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Miratuam, gjithashtu, një plan ambicioz ekonomik dhe investimesh për Ballkanin Perëndimor që synon ndryshimin e pamjes së rajonit deri në fund të mandatit të këtij komisioni. Ky plan do të ndihmojë rajonin të rimëkëmbet më shpejt dhe më i fortë nga kriza e të ngushtojë edhe më shpejt hendekun ekonomik mes nesh”, tha Oliver Varhely, Komisioner për zgjerim.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Raporti javor i ISHP-së: Numri i të infektuarve është rritur për 19%, i të vdekurve për 58%

admin

Në 3 javët e fundit është zvogëluar numri i vdekjeve dhe rasteve të reja nga coronavirusi në RMV

E.E.

“Target-Fortesa”, ish kryshefi i Gjorçes kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim

E.E.

Filipçe: Të mos grupohemi për festa tash kur po ulet numri i të hospitalizuarve

T E

Canoski pyet Janakieskin: Kush të detyroi ta rrënosh Kosmosin?

E.E.

ASH: Dhuna në familje dhe ndaj grave shqetësuese në Maqedoninë e Veriut

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...