Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Shkup, 23 qershor – Komisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi deklaroi se Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë me Presidencën Sllovene të BE për hapjen e Konferencës së I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi ka reaguar mbrëmë, (22.06) pas mos rënies dakord të Këshillit të BE për Çështjet e Përgjithshme për datën e zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, (MV) për hapjen reale të negociatave të hyrjes së tyre në BE. “Puna do të vijojë në Presidencën sllovene të BE që nis në korrik për të përmbyllur edhe këtë çështje; ne duhet të hapim Konferencat e I-ra Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si një çështje përparësie” ka shkruar në median sociale, komisioneri Várhelyi. 

Kriteri i meritës dhe ai i ꞔiftëzimit të vendeve

Shpresat për të zgjidhur mosmarrëveshjen dypalëshe Bullgari – MV mbeten tanimë tek Presidenca Sllovene e BE. Derisa këto shpresa të bëhen realitet situata mbetet ende e pandryshuar. Në takimin e Luksemburgut të martën, (22.06) ministrat e Jashtëm të BE rikonfirmuan rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE me anëtarë të rinj si një “investim për paqen, demokracinë dhe stabilitetin”, citon KE.

Vetó e Bullgarisë për mosmarrëveshjet me MV, një konflikt ky dypalësh, mbajti peng edhe Shqipërinë, pasi Këshilli i BE për Çështjet e Përgjithshme të BE nuk pranoi idenë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, edhe pse kësaj here të gjitha vendet anëtare të BE ishin dakord se Shqipëria i ka plotësuar kushtet ose përndryshe kriterin e meritës.

Mosndarja e Shqipërisë nga MV ose si po quhet  “ꞔiftëzimi” i tyre po shfaqet si një kriter i ri në kuadrin e metodologjisë së re të zgjerimit, e cila kërkon vendime unanime të anëtarëve të BE, kur është fjala për hapje negociatash anëtarësimi, hapje dhe mbyllje kapitujsh për vende ku këto negociata janë hapur. Ekspertë në Tiranë të procesit të integrimit të  Shqipërisë në BE, pas mos arritjes në Luksemburg të ujdisë për një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV janë të mendimit, se metodologjia e re e zgjetimit të BE ka nevojë të përmirësohet. Sipas tyre duhet të zëvendësohet unanimiteti me votë të cilësuar të vendeve anëtare, gjë që do të ruante njëherazi të pacënuar edhe besueshmërinë e BE për vënien në jetë të premtimeve të veta./DW

Postime të ngjashme

Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

D V

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoni, 47 raste të reja dhe 14 të shëruar

D V

Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë

D V

Për shkak të zjarreve të fuqishme në Turqi, anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

D V

Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale

D V

Moti për nesër në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...