Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Varhelyi nesër viziton Kosovën

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve në Serbi që të vaksinohen dhe theksoi se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë rajonin të fitojë qëndrueshmëri.

Gjatë vizitës në Serbi ai deklaroi se Ballkani Perëndimor do të marrë 651,000 vaksina, nga të cilat 36,000 do t’i përkasin Serbisë.

“Në periudhën e ardhshme, BE do të përqendrohet në çështjen kryesore të qytetarëve – kur mund të vaksinohem dhe kjo është arsyeja pse ne do të ndihmojmë rajonin se si të fitojmë qëndrueshmëri,” tha eurokomisioneri gjatë vizitës së tij në Beograd, raporton Tanjug.

Në kuadër të turit ballkanik, zyrtari evropian do të ndalojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në njoftimin e saj theksohej se Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.

Postime të ngjashme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: I domosdoshëm lidershipin i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

N E

Padia për gjenocid kundër Serbisë do të marrë shumë kohë

N E

Krerët e shtetit në iftar me udhëheqësit e Bashkesisë Islame

N E

Liburn Aliu: Nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë pa vendosur reciprocitet

N E

Cila do të jetë qasja ndaj politikës së jashtme dhe raportin me Shqipërinë në programin e qeverisë Kurti

N E

Në Kosovë nesër fillon vaksinimi kundër KOVID-19 i personave mbi 65-vjeçar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...