Varhelyi: Parlamenti Evropian mbështeti lëvizjen pa viza të serbëve me pasaporta serbe

nga Xh M

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se propozimi për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe është mbështetur nga Parlamenti Evropian, si dhe nga Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian.

Ai e ka cilësuar këtë si lajm të mirë për serbët e Kosovës.

Sipas tij ky është hap i madh që i gjithë Ballkani Perëndimor të udhëtojë pa viza.

“Lajm i mirë për serbët e Kosovës! Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga Parlamenti Europarl, komiteti LIBE. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit pa viza për të gjithë çBallkanin Perëndimor kur udhëtoni në BE”,ka shkruar ai në “X”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More