Varhey: Zgjerimi është qëllimi ynë i përbashkët, nuk ka kohë për të humbur në përfundimin e hapave të nevojshëm

nga Xh M

Bruksel, 4 shtator – Në takimin me Varhejin, ministri Murtezani theksoi se në periudhën e ardhshme është jashtëzakonisht e rëndësishme krijimi i një klime të përshtatshme dhe pozitive politike dhe mbështetje publike për ndryshimet dhe reformat që do të vijnë, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.

Me ministrin e Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani kemi pasur një shkëmbim të mirë të mendimeve për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, ka shkruar në rrjetin social X, komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varheyi, pas takimit të përbashkët sot në Bruksel.

“Zgjerimi është qëllimi ynë i përbashkët. Ne ramë dakord që nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për përfundimin e hapave të nevojshëm”, ka shkruar Varheyi.

Sipas tij, janë të gjitha mjetet për të bërë një sukses të madh për njerëzit e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More