Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Varianti britanik i virusit gjendet në 71 për qind të rasteve

Varianti i koronavirusit, që fillimisht u detektua në Britani, është varianti më i përhapur në Sllovaki, tha kryeministri i këtij shteti, Igor Matoviq.

Sipas Matoviq, 71 për qind e rasteve të regjistruara në Sllovaki, janë me variantin e ri britanik.

Varianti britanik është më ngjitës sesa varianti fillestar i koronavirusit.

Matoviq tha se qeveria ka shikuar të gjitha mostrat pozitive që janë kryer me metodën PCR dhe rezultatet paraprake thanë se 71 për qind janë të variantit britanik.

“Deri më tani, nga 1,360 testet e kryera me PCR, 71 për qind kanë dalë se janë varianti B.1.17 (varianti britanik)”, ka shkruar Matoviq në Facebook.

Sllovakia, që ka 5.5 milionë banorë po përballet me probleme të mëdha që ta ulë nivelin e infeksioneve ditore, pavarësisht se ka vendosur masa të izolimit.

Varianti britanik besohet se është 70 për qind më ngjitës sesa varianti fillestar dhe sipas shkencëtare, mund të jetë 30 për qind më vdekjeprurës.

Që prej fillimit të pandemisë, Sllovakia ka regjistruar 5,050 viktima.

Postime të ngjashme

Organizatat botërore kërkojnë furnizim urgjent për vendet e varfëra me vaksina kundër Kovid-19

D V

Katër tërmete shkundin Greqinë, më i fuqishmi me magnitudë 5.3

D V

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...