Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Varianti britanik krijon një pasqyrë të rëndë klinike për më pak se tre ditë, thotë Karaxhovski

Shkup, 26 mars – Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski sonte në emisionin në televizionin Kanal 5 deklaroi se dallimi midis këtij piku të virusit me valët e mëparshme është në atë se tani është i pranishëm varianti britanik i virusit i cili përhapet për 50 deri 70 për qind më shpejt dhe ka numër më të madh të të shtruarve në spital.

“Te ne me siguri i kemi edhe variantin çek dhe britanik, Ky variant britanik në 24 deri 48 orë zhvillohet pasqyrë klinike e cila  në dukje është e lehtë, megjithatë pneumoni të dhe komplikim  i rëndë krijohet për më pak se tre ditë. Nëse ndonjëherë kemi thënë se inkubacioni zgjat deri 14 ditë, tani është tre deri pesë ditë. Pasqyra klinike mund të shfaqet papritmas, një periudhë të vogël kohore në dukje me simptoma të lehta dhe me komplikim shumë të rëndë fillimisht në mushkëri, por kemi përfshirje multisistemike  nga koka, zemra,  mëlçia, veshkat deri te dëmtimi e enëve të gjakut. Do të thotë përfshirje multisistemike nga  “përbindëshi”, tha Karaxhovski.

Vlerësoi se ka transmision të gjerë të virusit, por se tani për tani sistemi shëndetësor ka kapacitet të përballojë.

Për momentin, siç shpjegoi, më dominues është virusi te kategoria e qytetarëve prej 30 deri 39 vjeç.

“Të rinjtë prej 30 deri 39 vjeç janë dominues grupi ku përhapet virusi sepse ata dalin nga shtëpia, shoqërohen, nuk i respektojnë masat, dhe problemi është në të që shumica bëhen pozitivë dhe virusi e çojnë në shtëpi”, tha Karaxhovski.

Theksoi se po ulet numri i të shtruarve në spital prej 40 deri 50 vjeç, por rritet numri i të shtruarve në spital prej 30 deri 39 dhe mbi 60 vjeç.

Konsideron se masat janë të mira, por u apeloi qytetarëve t’u përmbahen masave për mbrojtje nga virusi.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...