Varka e zbrazët po bënte “rrathë” nëpër liqen, adoleshenti amerikan hidhet nga jet-ski për ta ndalur

nga D V

Një adoleshent ka arritur të ndalë një varkë të zbrazët që ishte në lëvizje, dhe vazhdimisht po bënte “rrathë” në liqenin Winnipesaukee në New Hampshire, SHBA.

Videoja e filmuar shfaq momentin kur 17-vjeçari Brady Procon kërcen nga “jet-ski” dhe përfundon në varkën të cilës ia fikë motorin.

Rich Bono, autor i videos ka deklaruar se më vonë e kishte kuptuar se shoferi i varkës, një instruktor zhytjeje – ishte hedhur në ujë për të marrë një top tenisi.

Brady që i është bashkuar marinës amerikane vjeshtën e kaluar, ka thënë se kjo përvojë ishte e frikshme por edhe argëtuese për të.

“Do ta bëja sërish”, tha ai për mediat lokale, kurse veprimi i tij është cilësuar si veprim heroik për faktin se varka ka mundur të përplaset në ndonjë mjet tjetër lundrues – duke shkaktuar ndoshta edhe viktima.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More