Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

I është dhënë lamtumira e fundit 18 vjeçares Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, e cila humbi jetën ditën e diel në aksidentin tragjik në Kroaci.

 

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Krushës së Madhe, thuhet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

“Mijëra qytetarë nga Krushë e Madhe, Kosova e mërgata që këtë kohe gjenden për pushime në vendlindje i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së re nga Krusha, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me 9 mërgimtarë të tjerë në aksidentin tragjik në Kroaci”, thuhet në njoftim.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan lënduan. 

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4472006402864324&id=120384761359865

Related posts

Kosova e para në rajon, e dyta në Evropë me raste ditore me COVID-19 në një milion banorë

R Zh

Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje të madhe në sektorin e bujqësisë

D V

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës në vlerë 120 mijë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com