Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Varroset me nderime ambasadori dhe truproja e tij që u vranë në Kongo

Italia të enjten organizoi funeral shtetëror për ambasadorin e e vet në Republikën Demokratike të Kongos dhe truprojën e tij që u vranë në pritë në shtetin afrikan.

Ambasadori i ndjerë, Luca Attanasio, 43 vjeç, dhe truproja Vittorio Iacovacci, 30 vjeç, u qëlluan për vdekje pasi u rrëmbyen përderisa ishin duke udhëtuar me një konvoj të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara për të parë një projekt në shkollë të hënën. Në këtë sulm mbeti i vrarë edhe vozitësi i Programit Botëror të Ushqimit, Mustapha Milambo.

Në funeral morën pjesë kryeministri italian, Mario Draghi, dhe ministrat qeveritarë. Funerali i mbajt në basilikën e Shën Mërisë së Engjëjve dhe Martirëve, kishë që përdoret për rituale fetare për udhëheqësit kombëtarë dhe figurat e kulturës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Bashkëshortja e ambasadorit të ndjerë me vajzën e vet

Arkivolet e mbuluara me flamuj italianë morën përshëndetje ushtarake pasi u tërhoqën nga veturat për funerale. Një ushtar thirri “nderim për të rënët” dhe një grup muzikor ushtarak luajti një pikë muzikore pikëlluese përderisa trupat po dërgoheshin në kishë.

“Këta vëllezër vendosën që veten e tyre t’ia kushtojnë ndihmës ndaj të tjerëve, edhe nëse kjo e nënkupton sakrifikimin e jetës së tyre”, tha gjatë funeralit kardinali Angelo De Donatis.

Një burim i drejtësisë në Romë tha se sipas rezultateve preliminare të autopsisë, ambasadori dhe truproja e tij janë goditur dy herë nga plumbat që kanë ardhur nga drejtime të ndryshme dhe se është e qartë se ka qenë tentim për rrëmbim e jo ekzekutim.

Postime të ngjashme

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

R Zh

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

R Zh

Franca do ta zgjasë kohën e administrimit të dozave kundër COVID-19

R Zh

BE: Kompromis me SHBA për mosmarrëveshjen tregtare

R Zh

Kina kundërshton politizimin e Lojërave Olimpike

R Zh

Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet arenë përplasjesh

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...