Agjencia Zhurnal.mk

Varviciotis: Ditë e rëndësishme për Bashkimin Evropian vendimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Athinë, 24 mars – Kjo është ditë e rëndësishme për Bashkimin Evropian, ndërsa me vendimin për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, konfirmohet agjenda strategjike “Selaniku 2003”, thotë shefi alternativ i diplomacisë greke, Miltiadis Varviciotis, pas pjesëmarrjes së tij në takimin video-konferencial të ministrave të çështjeve evropiane të Unionit.

“Bëhet fjalë për hapa vendimtarë për perspektivën evropiane të dy vendeve fqinje, që i garanton pozitat greke. Paralelisht, BE-ja në praktikë e konfirmon vendimin e saj vendimtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, fakt që paraqet porosi të fuqishme politike. E urojmë kryesimin kroat, i cili në rrethana të rënda e solli këtë rezultat. Kjo është ditë e rëndësishme për Bashkimin Evropian, thotë Varviciotis dhe shton se megjithatë, nuk duhet të harrohet se Evropa, tani duhet e bashkuar të vazhdojë të luftojë me koronavirusin”, thotë Varviciotis.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë thekson se në fund të rrugës drejt BE-së, Greqia do të kufizohet edhe me dy vende anëtare të Unionit.

Në deklaratë sqaron se në tekstin për fillim të negociatave inkaudruese me dy vendet, janë paraparë: “obligimi i Maqedonisë së Veriut për t’i respektuar dispozitat nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa Shqipëria ta respektojë obligimin për respektim të të drejtave të pakicës greke përfshirë edhe regjistrimin dhe të drejtën e vetëvendosjes dhe regjistrimin e pronës”.

“Do t’i ndjekim prej afër përparimin dhe harmonizimin e të dy vendeve në zbatimin e obligimeve të tyre”, shton Varviciotis.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...