Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Varviciotis: Nuk pranojmë ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Athinë, 13 maj – Evropa duhet t’i mbajë premtimet dhe nuk duhet të ketë vonesë në procesin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë Militiadis Varviciotisi nga Forumi Ekonomik Delfi në Athinë dhe paralelisht theksoi se ata nuk pajtohen me ndarjen eventuale të Shkupit dhe Tiranës në rrugën drejt BE-së, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Varviciotisi mori pjesë në panel diskutimin së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi dhe potencoi se “me inkuadrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Greqia përfundimisht do të ketë kufij tokësorë me vendet e tjera anëtare”.

 “Është me rëndësi që procesi të fillojë menjëherë për të gjitha vendet kandidate. Ne nuk jemi të  disponueshëm të pranojmë kurrfarë ndarje midis Maqedonisë së Veriut, këtë e shohim si qasje katastrofale për stabilitetin rajonal”, porositi shefi alternativ i diplomacisë greke.

 Shtoi se procesi i ri i zgjerimit nga viti i kaluar, “duhet të jetë një proces i besueshëm dhe duhet të jetë një proces i shpejtë në krahasim me të vjetrin”.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...