Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Vasilev: Është identike vlera e deklaruar nga eksperti dhe aktakuza për sistemin “Najs”

Shkup, 26 janar – Mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Target-Fortesa” konsideron se vlera prej 1,4 milionë euro të cilën sot e deklaroi si vlerë të shkatërrimit të sistemit përgjim “Najs” eksperti Xvonko Koçovski, është identik me aktakuzën.

Avokati Petar Vasilev, në cilësi të mbrojtjes të të akuzuarit Sasho Mijallkov, kërkoi nga eksperti shpjegim lidhur me këtë pyetje, por i njëjti nuk mori përgjigje me arsyetim se eksperti është i obliguar të përgjigjet vetëm për ekspertizën e përgatitur. Njëherësh, avokati Vasilev, u prononcua se nga eksperti është kërkuar të bëhet ekspertizë të vlerës së sistemit për përgjim “Najs”, e jo vlerësimi i tij.

Seanca e sotme për lëndën gjyqësore “Target-Fortesa” vazhdoi me  plotësimin e procedurës dëshmuese. Në Gjykatë në seancën e sotme deklaratë dha eksperti Xvonko Koçovski, i cili theksoi se në momentin e shkatërrimit të sistemit për përgjim “Najs” vlera e tij ka qenë 1.4 milionë euro.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë mes periudhës së vitit 2008 dhe vitit 2015. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zaev: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të tija personale dhe jo të Qeverisë

Z H

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

R Zh

“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

Zaev: Askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDI-së

Z H

Edhe më tej nuk ka burg për Boban Iliçin, Gjykata i shtynë dënimin për pas 3 muajve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...