Agjencia Zhurnal.mk

Vasili: 2020, viti i largimit të qeverisë grabitëse

Tiranë, 3 janar – Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se “2019 ishte viti i një qeverie grabitëse e cila në 2020 duhet të largohet”, duke shtuar se “gjatë Konventës së nesërme LSI do t’i bëjë jehonë shqetësimeve kritike të Shqipërisë dhe zgjidhjes së tyre”.

Vasili theksoi se në vitin që lamë pas të gjitha shtresat e popullsisë vuajtën, ndërsa qeveria dhe oligarkët buzëqeshën.

“Viti që lamë pas ishte një vit i vështirë, vit i trishtë, vit ku varfëria kulmoi dhimbshëm si asnjëherë. Ishte vit ku grabitja shtetërore nuk u step as prej dëmeve tragjike të tërmetit. Qeveria që kërkoi solidaritet nga kudo, nuk preku asnjë lekë nga oligarkët, madje rriti në masën 16% financimin e tyre, duke e çuar në rreth 140 milionë dollarë në vit, që do të thotë ndërtimi i mbi 5000 apartamenteve të reja për të eliminuar pasojat shkatërrimtare të tërmetit e duke i dhënë përgjigje kësaj tragjedie shumë të rëndë me të cilën u përballën fundvitin e 2019″.

“Dëshmi të tjera janë bërë publike se si grabitja e votës, shitblerja dhe kriminalizimi i saj ka qenë e mbetet themeli ku qeveria ka mbështetur vjedhjen e të gjithë shqiptarëve”, tha Vasili./ A2 CNN

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...