Agjencia Zhurnal.mk

Vasili: Rama ka marrë përsipër të bëjë klerikun, nuk ka asnjë parashikim

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka asnjë parashikim për situatën e koronavirusit. Me anë të një video-mesazhi në “Facebook”, Vasili tha se po ju lutet qytetarëve si një klerik.

“Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë klerikun. Ne kemi klerikë të nderuar, besojmë tek ata, në religjionet që ata përfaqësojnë dhe t’ja lëmë atyre lutjeve dhe mos ja lëmë kryeministrit të bëjë klerikun. Dhe të ndalemi tek e dyta që thotë kryeministri se rastet e reja janë sipas parashikimeve. Kryeministri i Shqipërisë nuk ka asnjë parashikim, dhe nuk ka më asgjë të qartë. Dhe nuk duhet të flasë në emër të parashikimeve të tilla pavarësisht situata qështë e paparashikuar. Veprimet tona janë ato që mund të ndihmojnë, kurse kryeministri s’ka asnjë parashikim dhe asnjë plan. Parashikueshmëria ja u kam thënë dhe herë tjetër do të ishte e mundur nëse do të bënim testime gjërësisht.”

Vasili tha se nga Italia ka lajme të mira pasi ka ulje të numrit të vdekejeve. Ai u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e vendosura sepse janë të duhurat për të shpëtuar jetë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!