Agjencia Zhurnal.mk

Vasili “sulmon” Ramën: Ekonomia po shkatërrohet për shkakun tënd

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasli fajëson kryeministrin Edi Rama se po shkatërron ekonominë dhe se mbështetja financiare e qeverisë, sipas tij është më e ulta në të gjithë Ballkanin.

Në një postim në “Facebook”, ish-deputeti shkruan se kreu i qeverisë po dhunon e shkel Kushtetutën me dënime, gjoba e sekuestrime arbitrare

“Lojrat dhe gjuha alla Place Pigalle e Rames, problemi i tij dhe jo i yni! Vulgariteti dhe banaliteti provokativ i gjuhes se Rames eshte i njejte me ate, qe zhurmon ne Place Pigalle ne Paris. Ne Pigalle provokimi prostituiv eshte i justifikuar dhe fama e trishte e atij sheshi lidhet pikerisht me funksion, qe ai ka. Gjuha dhe lojrat alla Pigalle te Rames dhe prostituimi politik nuk jane problemi yne. Ato jane e mbeten problemi i tij dhe i njolles se erret mbi të, qe vetem zmadhohet e nxihet drejt te zezes. Baderdia dhe hajduteria me gjoja tendera sekrete, me tendera qe blejne materiale trefishin e tregut, me tendera qe shperdorojne paturpesisht miliarda edhe ne kohe kaq te veshtira ky eshte problemi. Karantina idiote ne vend te testimeve, kufizimet qe nuk prodhojne asnje rezultat epidemiologjik kunder coronavirusit ky eshte problemi.”

Për Vasilin, Kushtetuta dhe institucionet po kthehen në një “rreckë” nga kryeministri, ndërsa shton se paketa ekonomike është e shkruar thjesht në letër dhe nuk arrin kurrë tek qytetari.

“Ekonomia, qe po shkaterrohet perpara syve tane per shkak te nje kryeministri demagog dhe te kapur si dhe mjerimi i qytetareve, qe thellohet tragjikisht ky eshte problemi. Paketa gjoja ndihme qe shkruhen ne leter dhe nuk arrijne kurre tek qytetari ky eshte problemi. Ligje e urdhera te paligjshme, qe zbatohen kunder qytetareve pa hyre ende ne fuqi e pa u botuar as ne fletoren zyrtare ky eshte problemi. Dhjetra mijra gjoba e denime te paligjshme, qe bejne sikur falen nga Edi Rama ne vend qe te hetohet e gjykohet ai vete per shperdorim detyre ky eshte problemi. Nxjerrja idiote e ushtrise ne rruge me autoblinda e tanke pa shpallur gjendjen e jashtezakonshme ky eshte problemi. Antishteti i kryeministrit, qe kthen ne rrecke kushtetuten ligjin dhe institucionet ky eshte problemi. Lojrat alla Pigalle te KM u shkojne per shtat vetem meshkujve te vegjel si ai, ndaj perbuzini dhe lerjani vetem atij”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...