Agjencia Zhurnal.mk

Vasill Sterjovski bëhet deputeti i parë maqedonas në Parlamentin e Shqipërisë

Vasill Sterjovski, sekretari gjeneral i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian (AMIE) do të bëhet deputeti i parë maqedonas në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, njofton Zhurnal.
“Pas njoftimit nga Komisioni Qëndror Zgjedhor në Shqipëri, Komiteti Eksekutiv i AMIE solli vendim që Sterjovski të pranojë mandatin e deputetit dhe në Parlament të përfaqësojë programin e AMIE si pjesë e opozitës parlamentare”, njoftuan nga partia.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2017të, AMIE ishte pjesë e koalicionit zgjedhor të udhëhqur nga Lëvizja Sociale për Integrim. Lideri i atëhershëm i partisë ishte Ilir Meta, presidenti aktual i Shqipërisë. Në bazë të marrëveshjes, Vasill Sterjovski ishte i pesti në listë në rrethin e Korçës.
Sterjovski sot pritet të bëjë betimin e tij si deputet në Parlamentin e Shqipërisë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...