Vatër e madhe zjarri në Bulqizë, flakët rrezikojnë një banesë

nga Xh M

Një vatër madhe zjarri është shfaqur këtë mbrëmje në livadhet e fshatit Dragu të njësisë administrative Fushë Bulqizë duke rrezikuar një banesë.

Gazetari Dëfrim Karaj raporton për Top Channel se fillimisht vatra e zjarri ka qenë e vogël, por e ndihmuar nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe të livadheve.

Zjarri është pikasur nga banorët të cilët kanë njoftuar zjarrëfikëse e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke fikur zjarrin e cili ishte ofruar afër banesës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë policia po heton nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More