Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Vatikani: Papa Françesku do të vizitojë Irakun në fillim të marsit

Papa Françesku do të zhvillojë vizitën e parë nga një papë në Irak nga 5 marsi deri më 8 mars të vitit të ardhshëm, një udhëtim i rrezikshëm ky që është shmangur nga parardhësit e tij.

Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili shtoi se papa Françesku do të vizitojë kryeqytetin Bagdad, Ur, një qytet i lidhur me figurën e Dhiatës së Vjetër të Abrahamit, si dhe Erbil, Mosul dhe Qaraqosh në fushën e Nineveh.

“Programi i udhëtimit do të bëhet i njohur në kohën e duhur dhe do të marrë në konsideratë evolucionin e urgjencës shëndetësore në të gjithë botën,” tha Bruni në deklaratë, transmeton A2news.

Kreu i Vatikanit kishte shpresuar të bënte një udhëtim këtë vit, por planet e tij u shkatërruan fillimisht nga shqetësimet e sigurisë dhe më pas nga pandemia e koronavirusit.

Do të jetë udhëtimi i parë i Papa Françeskut në më shumë se një vit. Të gjitha vizitat jashtë shtetit që ishin planifikuar për këtë vit u anuluan për shkak të pandemisë COVID-19.

Në vitin 2000, Papa i ndjerë Gjon Pali II donte të vizitonte qytetin antik irakian të Ur, që konsiderohej tradicionalisht se ishte vendlindja e Abrahamit, babait të të tre feve të mëdha monoteiste – Krishterimit, Islamit dhe Judaizmit.

Postime të ngjashme

Para dhe pas, imazhet satelitore tregojnë efektet e sulmit ajror mbi caqet e milicisë siriane

T E

​OBSH: Vala e re që po kalon Brazili përbën një tragjedi

T E

Gorbaçov: Putin dhe Biden të takohen për bisedime për çarmatimin

T E

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

T E

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

T E

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...