Agjencia Zhurnal.mk

Vatra e tretë evropiane, mbi 52.000 të sëmurë dhe 3.500 viktima

Në Francë të martën kanë vdekur madje 49 persona nga koronavirusi i ri e që është rekord i deri tanishëm, kanë kumtuar autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Siç transmeton BBC, autoritetet po planfikojnë që pacientët të cilët janë në gjendje kritike t’i transferojnë prej Parisit në rajonet më pak të goditura.

Në Francë, sipas të dhënave të portalit “Worldofmeters” deri tani nga COVID-19 janë sëmurë 52.128 persona, ndërsa kanë humbur jetën 3.523, dhe sipas vdekjeve, ky vend është në vendin e tretë në Evropë, dhe i katërti në gjithë botën, menjëherë pas Italisë, Spanjës dhe SHBA. Tashmë tri ditë me radhë numri i të sëmurëve në Francë po rritet, edhe pse organet e këtij vendi po përpiqen tashmë tre javë ta ngadalësojnë përhapjen e sëmundjes, shkraun portali France 24.

Vetëm për 24 orë, në mes të hënës dhe të martës, numri i të sëmurëve u rrit për 17 për qind, si edhe numri i viktimave. Drejtori i Agjencisë për Shëndetësi Jerome Salomon ka thënë se për momentin në rastet e vdekjeve po llogariten vetëm ata që kanë vdekur nëpër spitale, por se ky numër do të jetë shumë më i madh kur i shtohen edhe ata të vdekur nëpër shtëpi të pensionistëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...