Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Vauçerët turistik para zgjedhjeve, tentativë që qytetari të joshet me politika afatshkurte?

Shkup, 9 qershor – Zhurnal – Ministria e Ekonomisë sërish këtë vit me kupona për turizëm në vlerë prej dymbëdhjetë mijë denarësh, do të  dërgoj në pushime verore qytetarët të cilët në periudhën nga janari deri në prill 2020 nuk kanë realizuat të ardhura totale neto nga paga dhe mëditje nga paga që nuk i kalojnë 60.000 denarë.

Kritikët thonë se bëhet fjalë për një masë populliste, me kalkulime se mund të përdoret për vota, por ka edhe nga ata që thonë se në këtë krizë ekonomike nga pandemia, qeveria  ka mundur të mendoj ndonjë ndihmë më pragmatike se sa vauçerët për turizëm për ata që kanë paga të ulëta, pasi përvoja flet se vitin e kaluar, shumë qytetarë kanë shitur vauçerët për para kesh, me çmim më të ulët.

Shuma në vlerë prej 200 eurosh, është larg nga paratë që i nevojiten një familjeje 4-5 anëtarëshe për të bërë pushime verore, aq më shumë kur vitin e kauar qytetarët denoncuan se  pronarët e hoteleve rrisin çmimet nëse pagesa bëhet me vauerë.

Eksperti i fushës së Ekonomisë, Abil Basush, për Zhurnal.mk thotë se duke pasur parasysh se pandemisë tashmë i shihet fundi, qeveria do të duhej të fokusohet më së shumë në masa tjera për rehabilitimin e tregut dhe të ekonomisë në përgjithësi.

“Tani masat që përsëriten në situata të ndryshme njëra prej tjetrës nuk japin efektin e njëjtë, p.sh vitin e kaluar shtetet ishin në lockdown dhe nuk ka patur lëvizje të qyteratëve nga vendi ynë si dhe vendet e huaja, kurse tani kufijtë janë hapur dhe ka masa tjera që kërkohen për qytetarët dhe bizneset. P.sh nëse do subvencionohet turizmi kishte qene më mirë të vaksionehen punëtorët turistik si dhe të ulen tatimet për bizneset në këtë sektorë, kurse për qytetarët prioritet do ishte shëndeti i tyre në rend të parë si dhe të subvencionohen nga disa pagesa mujore që e ngarkojnë buxhetin e tyre”, thotë ai.

Baush vlerëson se kjo mënyrë e ndarrjes së vauçerëve vitin e kaluar hasi në shumë parregullsi dhe probleme si nga ana e shpërndarjes (kategorizimit ) të qytetareve e deri te realizimi i tyre.

“Efekti i këtyre masave në përgjithësi ishte zhgënjyes, nga shkaku se qeveria raportonte rënie të madhe të aktivitetit ekonomik. Tani kemi një paradoks tjetër raportohet se kemi rritje të aktivitetit ekonomikë që bëri të kemi dhe rishqyrtim të buxhetit (duke u “thirrur” në rritjen e aktivitetit ekonomik) rritje të shpenzimeve buxhetore kurse nga ana tjetër kemi masa sociale për intervenim në konsum të gjerë një gjë që bëhet kur kemi kriza. Tani nëse kemi kriza a duhet të rishikojmë buxhetin duke i rritur shpenzimet e qeverisë në kurriz të ardhurave në buxhet apo do duhet të kursejmë?”, pyet Baush dhe shton se kjo na bën të mendojmë dhe të spekulojmë se këto masat meren para zgjedhjeve lokale duke e ditur se politikat afatshkurtre te qytetarët ndikojnë më shumë se sa politikat afatgjate dhe reformuese.

Ndryshe platforma domasiedoma.gov.mk dhe pushimenevend.gov.mk, përmes së cilës do të realizohet masa për vauçerët për turizëm vendor të Ministrisë së Ekonomisë, tashmw wshtw nw funksion ku qytetarwt mund tw aplikojnw.

Masa parashikon që të gjithë qytetarët e punësuar me të ardhura që nuk i kalojnë 15,000 denarë në muaj, të marrin një kupon prej 6,000 denarëve  të cilin do të mund ta përdorin në objektet turistike vendase, por edhe një kartelë pagesore prej 3,000 denarëve që mund të përdoret në të gjitha objektet hotelierike në vend.

Postime të ngjashme

Në gjimnazet e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 308 nxënës

Dafina Vidishiqi

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...