Vazhdimi i hapjes së nivelit të lartë, shton elasticitetin dhe dinamizmin ekonomik

nga V.E.

Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë kinezë së bashku me rreth 800 të ftuar kinezë dhe të huaj morën pjesë në një pritje të mbajtur në Pekin për të festuar 74-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Presidenti kinez u përcolli respektin e vet të lartë dhe përshëndetje të ngrohta njerëzve nga të gjitha sferat e jetës në mbarë vendin, si edhe shprehu vlerësim të përzemërt për vendet mike dhe miqtë e huaj që mbështesin përpjekjen e Kinës për modernizim.
Xi vuri në dukje se, ndër të tjera, Kina këtë vit ka koordinuar përgjigjen ndaj COVID-19 me zhvillimin ekonomik e shoqëror, ka punuar për të garantuar zhvillimin e sigurinë dhe ka promovuar në mënyrë aktive rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike.
Ai përmendi gjithashtu disa nga sukseset e tjera “të arritura me mund dhe inkurajuese” të këtij viti, si ekonomia që ka një prirje të përgjithshme rimëkëmbjeje, korrjet e mbara të drithit që priten, përmirësimi i jetës së njerëzve dhe ruajtja e qëndrueshmërisë shoqërore, citon ndër të tjera CMG
Presidenti kinez deklaroi se vazhdimi i hapjes së nivelit të lartë, thellimi i reformave, zgjerimi i hapjes institucionale dhe promovimi i bashkëpunimit me cilësi të lartë në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” do shtojnë elasticitetin dhe dinamizmin ekonomik.
Xi theksoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të nevojave të popullit për një jetë më të mirë, duke forcuar masat e mirëqenies shoqërore, duke nxitur punësimin, duke trajtuar vështirësitë, duke rritur ndihmën për grupet e pafavorizuara, duke konsoliduar e zgjeruar arritjet në zbutjen e varfërisë dhe duke promovuar rigjallërimin rural.

Ai përsëriti angazhimin për të zbatuar plotësisht dhe me besnikëri politikën “Një vend, dy sisteme” dhe bëri thirrje për përpjekje për t’iu përmbajtur parimit të “Një Kine” dhe Konsensusit të vitit 1992 dhe për të çuar përpara zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.
Presidenti kinez theksoi se vendi i tij do të ndjekë një zhvillim paqësor e një strategji të hapjes me dobi të ndërsjellë, duke shtuar se Kina do të mbështesë drejtësinë ndërkombëtare, do të praktikojë multilateralizmin e vërtetë dhe do të promovojë zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, Nismës së Sigurisë Globale dhe Nismës së Qytetërimit Global. .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More