Agjencia Zhurnal.mk

Vazhdohet afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e vendit dhe afati i lejeqëndrimit për shtetasit e huaj

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se Ud. ministri, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Gjithashtu, i njëjti vendim vlen për shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimin, mirëpo iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë, njofton Klan Kosova.

Ky vendim është i bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...