Vazhdohet afati për programin për shkëmbim të përvojave për kalimin nga qymyri drejtë burimeve ekologjike të enrergjisë

Shkup, 20 shtator – Afati për aplikim për programin për shkëmbim të përvojave dhe njohurive për kalimin nga qymyri drejtë burimeve ekologjike të energjisë sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është vazhduar deri më 30 shtator.

 

“Programi për shkëmbim përfaqëson mundësi që rajonet të fillojnë dialogje direkte një-në-një, që të lidhen me palë të ndryshme të prekura, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të transmetojnë dituri. Është i hapur për rajonet me qymyr në Ballkanin Perëndimor, Ukrainës dhe BE-së, ndërsa një numër i madh i palëve të ndryshme të interesuara janë ftuar që të regjistrohen”, informuan sot nga Iniciativa për Rajonet me qymyr të cilat janë në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në Ukrainë.

Programi është pjesë e iniciativës për rajone me qymyr që e zbaton Komisioni Evropian bashkë me gjashtë institucione të tjera – Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Sekretariati për Bashkësi Energjetike, Fondi Nacional polak për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe menaxhimin me ujëra dhe kolegjit të Evropës në Natolin. 

Related posts

Vendoset edhe një zonë fitnesi në komunën e Çairit

Z H

Rrotullohet një kamion në bulevardin “Boris Trajkovski”

D V

Analizë: A do të arrijë VMRO ta mer Ohrin nga duart e LSDM-së? Vendimtare mbështetja e ASH/AAA

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More