Vazhdojnë dorëheqjet në LSDM, tërhiqet edhe Sanja Llukarevska

nga Redaksia

Shkup, 10 maj – Pasi u tërhoqën disa anëtarë dhe funksioarë partiakë në LSDM, mbrëmë vonë dorëheqje ka dhënë edhe nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.
Dorëheqja e saj vjen pas dorëheqjeve të Fatmir Bytiqit, Pero Kostadinovit dhe Jovanka Trençevskës nga kreu i Forumit të Grave në LSDM.

“Qytetarë të nderuar, të nderuar socialdemokratë të mi. Rezultatet zgjedhore nuk sjellin në pikëpyetje sinqeritetin tonë si politikanë dhe sinqeritetin e fjalëve tona se e kemi kuptuar porosinë tuaj. Falemnderit për besimin e dhënë që të jem nënkryetare e LSDM-së”, ka shkruar mes tjerash Llukarevska në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen e saj./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More