Agjencia Zhurnal.mk.

Vazhdojnë gjykimet për “Target-Fortesa”, “Titanik” dhe “Pllacet në Vodno”

Shkup, 22 shtator – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojnë gjykimet për rastet “Target-Fortesa”, “Titanik” dhe “Pllacet në Vodno”.

Në seancën e fundit për “Target-Fortresa” më 14 shtator u deklaruan disa dëshmitarë. Gjatë këtyre dëshmive, gjykata u njoh me rrethanat për mbështetjen nga jashtë në sistemet për ndjekjen e komunikimeve, gjegjësisht për formimin e Komisionit për anulimin e pajisjeve të DSK-së. Në një pjesë të seancës, opinioni u përjashtua për shkak të pozicionit të punës të njërit prej dëshmitarëve.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe ish -ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe disa punonjës në ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonike.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq. Aktakuza përfaqësohet nga tre prokurorë Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artna Ajro.

Seancë e re sot duhet të mbahet edhe për lëndën “Titanik”, i cili ka të bërë me parregullsitë zgjedhore.

Rastin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfqëson prokurorja Lile Stefanova.

Përveç ish -kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në “Titanik” akuzohen edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepic, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Staterovska ., Kosta Markovski, Dragçe Dragcçski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqatë kriminale, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe shpërdorim fondesh për financimin e fushatës zgjedhore.

Sot duhet të vazhdojë edhe gjykimi për rastin “Pllacet në Vodno”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Rastin e udhëjeq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës ëthë prokurorja Lile Stefanova.

Sipas aktakuzës, Gruevski akuzohet për veprat “pastrim parash dhe për përfitim dhe fshehje të paligjshme të pronës”, kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva akuzohen për “pastrim parash”, dhe kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish -drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, akuzohen për “ndihmë në krimin e pastrimit të parave dhe produkteve të tjera të krimit”.

Ish-kryeministri Gruevski është në arratoi në Budapest, ndërsa Mijallkov dhe Kamçev janë në burgun e Shutkës ku vuajnë masën e paraburgimit. Të akuzuarit e tjerë janë me masa më të lehta të kujdesit.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy