Vazhdojnë hetimet për rastin ku foshnja u gjet pa shenja jete në një deponi mbeturinash në Prishtinë

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Ditën e hënë, një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.

Për rastin po vazhdojnë hetimet, ku ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij rasti të rëndë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se trupi i foshnjës është dërguar për obduksion.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, të hënën u raportua se foshnja u gjet nga një punëtor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More