Vazhdojnë largimet nga Interi, Gabriele Oriali lë pozitën e menaxherit teknik

Inter ka njoftuar se Gabriele Oriali ka lënë pozicionin e tij si menaxher teknik te Nerazzurrët.

 

Oriali është shumë i afërt me ish -trajnerin e Interit, Antonio Conte, ku ka punuar së bashku edhe te Kombëtarja e Italisë.

Kishte shumë raportime për të ardhmen e Oriali në “San Siro”, pasi Conte u largua nga klubi me pëlqimin e ndërsjellë.

Interi tek sot ka ka njoftuar se menaxheri teknik është liruar nga pozita e tij në klub.

“FC Internazionale Milano njofton se, nga sot, Gabriele Oriali është liruar nga pozita si Menaxher Teknik i Ekipit të Parë”.

“Klubi falënderon menaxherin për punën e bërë dhe i dëshiron më të mirën për vazhdimin e aktivitetit të tij profesional”, thuhet në deklaratën e klubit.

Oriali ishte një nga shtyllat e Interit në rrugën e tyre drejt titullit sezonin e shkuar. 

Related posts

Televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë – shpjegimi është i çuditshëm

D V

Drita dhuron emocione, i shënon dy gola brenda katër minutave Feyenoordit

D V

Conor McGregor përjashtohet nga UFC deri në vitin 2022 pas trilogjisë me Poirier

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More