Agjencia Zhurnal.mk

Vazhdojnë negociatat për Qeverinë e re, Pendarovskie dhe pak ditë ndanë mandatin

Shkup, 8 gusht – Akoma nuk bëhet e ditur asnjë arritje konkrete nga negociatat për formimin e Qeverisë së re. Mediat shkruajnë se liderët politik vazhdojnë të takohen fshehurazi opinionit, por, pas takimit gjatë ditës së djeshme të sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski dhe përfaqësuesit të BDI-së asnjëra nga palët nuk konfirmojnë nëse takimet kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.

Nga LSDM thonë se nuk mund të japin asnjë informatë më shumë, nga kumtesa e dërguar në media, ku përsëritet qëndrimi se socialdemokratët janë të përkushtuar për formim të një Qeveria stabile me mandat të plotë 4 vjeçar. Ata madje kërkuan pak pushim nga vëmendja mediatike gjatë fundjavës.

“LSDM bën negociata serioze për formimin e Qeverisë me mandat të plotë katër vjeçar, e cila do të sigurojë pastrim të sistemit gjyqësor dhe kontrollin e prejardhjes së parave dhe pronës së çdo funksionari”.

Nga BDI mohojnë çdo lloj takimi. Ndërsa nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, thonë se kanë kontakte të vazhdueshme me të gjitha partitë politike, por ende nuk kanë realizuar takime. Edhe nga VMRO-DPMNE thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë.

Lidhur me komunikimin e VMRO-DPMNE-së me partitë tjera, patjetër të theksojë se marrëdhënie miqësore dhe komunikime kemi me të gjitha partitë por nëse ka detaje do të dalë informatë zyrtare”-tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Në afat prej gjashtë ditësh nga tani, Presidenti Stevo Pendarovski duhet të njoftohet nga partia që ka siguruar shumicën se i ka plotësuar kushtet për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...