Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Vazhdojnë përpjekjet për gjetje të zgjidhjes në mes Shkupit dhe Sofjes

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Kërkesat bullgare janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe dalin nga korniza e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Por, Maqedonia e VEriut do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të mençur për tejkalimin e dallimeve. Megjithatë, negociata për gjuhën dhe identitetin nuk do të ketë.

Kështu mund të përmblidhen shkurt reagimet e djeshme në lidhje me veton bullgare dhe ngjarjet në relacionin Shkup – Sofje.

Pala maqedonase akoma mendon se ekzistojnë mundësi për t’u mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, nëse kjo periudhë përdoret në mënyrë produktive.

Sipas ministres bullgare për Punë të Jashtme Ekaterina Zakharieva, mbështetja nga Bullgaria asnjëherë nuk ka qenë e pakusht.

Ajo mohoi se Bullgaria ka qenë nën presionin e Gjermanisë për të lëshuar pe në lidhje me kornizën negociuese.

Ndërsa për Këshillin e Ambasadorëve në Maqedoni, vetoja bullgare është akt joshembullor. Sipas tyre, nuk mund të zhvillohen marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me mohimin e të kaluarës së popujve.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...