Agjencia Zhurnal.mk

Vazhdojnë përplasjet për “TNT”-në, mbrojtja kundër gjykatës

Shkup, 9 janar – Zhurnal.mk – Përplasjet rreth skadimit të mandatit të gjykatësit porotë nga Trupi gjykues për rastin “TNT” nga gjykata kanë vazhduar me shkresa të hapura përmes mediave. Pas serisë së letrave të hapura nga avokatët Jovica Strashevski dhe Merxhan Dauti gjatë kohës së festave, dje përgjigje dhe reagime kanë arrit nga Gjykata Themelore Penale, Trupi gjykues, Ministria e Drejtësisë dhe Shoqata e gjykatësve.

Gjykata Penale e Shkupit dje ka apeluar deri te Oda e avokatëve, MPB po edhe Prokuroria të ndërmarrin masa adekuate dhe të hetojnë elemente të kërcënimeve dhe presioneve dërguar deri te gjykata dhe gjykatësi -porotë lidhur me deklaratat e një pjese të avokatëve në lëndën “TNT” më shumë të mos paraqiten në gjykim pasi me këtë do të bëjnë vepër penale.

Avokati Jovica Strashevski në letrën e hapur deri te kryetari i Gjykatës Penale në Shkup e ka ftuar Ivan Xholevin në duel të hapur televiziv për siç thotë “të mësohet e vërteta për “TNT”-në.

Trupi gjykues i RMV-së e ka dënuar sjelljen e avokatit Strashevski- mbrojtës i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës në rastin “TNT”.

Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se në periudhën e kaluar kanë punuar në harmonizimin e kornizës ligjore për pavarësi, paanshmëri dhe efikasitet në gjyqësor.

“Presim të gjithë faktorët në sferën e jurisprudencës, gjyqësisë, Këshilli Gjyqësor, Oda e Avokatëve, Prokuroria Publike, Këshilli i Prokurorëve Publik, të punojnë në pajtim me ligjet me qëllim të kthehet besueshmëria në sistemin e drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, vetëm procedurat gjyqësore, të cilët udhëhiqen në afat të arsyeshëm, me respektimin e të drejtave të të akuzuarve, procedura gjyqësore ku nuk keqpërdoren drejtat procedurale dhe procedura gjyqësore ku gjykatësit gjykojnë mbi fakte të vërtetuara, dhe jo nën presion i cili mund të rezultojë me aktgjykime të cilat do të jenë bazë e ndërtimit të sistemit të bazuar në drejtësi.

“Nga këto arsye apelojmë deri që të gjithë bartësit e autorizimeve publike në procedurat gjyqësore – gjykatës, avokat, prokuror ta respektojnë ligjin. Ndërsa nëse vjen deri te shkelja e tij, ajo duhet të sanksionohet. Ministria e Drejtësisë deri tash nuk ka komentuar procedura gjyqësore aktuale dhe mbetet në qëndrimin, duke e respektuar parimin e mos përzierjes së pushtetit ekzekutiv në pushtetin gjyqësor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Fati i lëndëve “TNT”, “Titanik”, “Monstra” dhe “Talir” është në duart e Këshillit gjyqësor i cili duhet të vendos nëse gjykatësja porote Liljana Ivanovska -Koçovska mund të mbetet pjesë e Trupit gjykues ose mandati i saj ka përfunduar dhe duhet të fillojë nga fillimi.

Në seancën e Këshillit gjyqësor i cili u mbajt më 25 dhjetor 2019 në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i mandatit të porotës, por seanca është anuluar pasi nuk kishte kuorum.

Avokatët mbrojtës në disa seanca të rastit “TNT” kanë treguar në Trupin gjykues se mandati i porotës ka përfunduar më 24 dhjetor 2019 dhe se sipas Ligjit për procedurë penale nëse vjen te çfarëdo ndryshimi i përbërjes së Trupit gjykues, procedura gjyqësore patjetër të nis nga fillimi.

Megjithatë, procedura ka vazhduar dhe janë mbajtur disa seanca edhe pas 24 dhjetorit, ndërsa Trupi gjykues ka treguar në faktin se nuk është në kompetenca të saja të vendosin për ndërprerjen e mandatit të gjykatësit porotë dhe se kjo është çështje e Trupit gjykues.

Lënda e parë e cila duhet të mbahet pas festave, ndërsa në Trupin gjykues është porota Koçovska është TNT-ja e caktuar për 13 janar.

Gjykatësja porote Liljana Ivanovska Koçovska është pjesë e Trupit gjykues në lëndët TNT, Titanik, Talir dhe Monstra.

Avokati Merxhan Dauti më 24 dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se ka dorëzuar parashtresë edhe për gjykatësen porote, Marija Kondovska për atë që bën 60 vjet dhe i ndërpritet funksioni sipas ligjit.

Avokati Donço Nakov kërkoi sqarim nga të gjithë gjykatësit pse përnjëherë kjo procedurë vendoset në shpejtësinë e dhjetë.

Më 31 dhjetor 2019, Gjykata Penale në Shkup ka informuar se për shkak të efikasitetit në procedurën për lëndën “TNT” e cila është në fazë përfundimtare, Trupi gjykues kompetentë ka caktuar terminë të ri për vazhdimin e diskutimit edhe atë për 13.14, 15 dhe 16 janar 2020 si dhe më 17, 20, 21, 22, 23, 24 dhe 27 janar 2020.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...