Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Vazhdojnë replikat dhe akuzat mes Arben Gashit dhe Liburn Aliut

Në seancën ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021, ka ndodhur një përplasje mes shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe atij të LVV-së, Liburn Aliu.

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu ka thënë se sa herë që flet deputeti Gashi, qytetarët vetëdijesohen, transmeton Telegrafi.

“Me diskursin dhe gjuhën tuaj arrogante keni bërë që qytetarët ta kuptojnë realitetin. Diskursi juaj po ndikon në vetëdijesimin e qytetarëve, vazhdoni kështu”, ka thënë Aliu.

Pas deklaratës së deputetit Aliu ka reaguar sërish Gashi. Ai ka thënë se nuk e trembin deklaratat e LVV-së.

“Vazhdojmë me mentalitetin e paranojës, kjo paranojë kolektive nuk më tremb, përballna me ju me secilin dhe me të gjithë së bashku”, ka thënë Gashi.

Seanca është duke vazhduar.

Postime të ngjashme

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

T E

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...