Shkup, 27 gusht – Në vijim është aplikimi për shujtën e subvencionuar të studentëve. Thirrja vlen edhe për brucoshët potencialë të cilët prej më 20 shtator do të fitojnë statusin e studentit të rregullt, njoftuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ata theksojnë se afati për aplikim zgjatë deri më 5 shtator.
“Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, tek personat juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.