Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Vazhdon bashkëpunimi në drejtim të intensifikimit të projekteve për zhvillim ekonomik

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor, Zhuzhana Hargitai dhe drejtorin e Zyrës në Shkup, Andi Aranitasi.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim të dyja palët shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi pozitiv mes Maqedonisë së Veriut dhe BERZH-it dhe u shpreh vullneti i qartë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi me të njëjtën dinamikë, me theks në zbatimin dhe realizimin e projekteve aktuale, të cilat sigurojnë zhvillim të ekonomisë dhe e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“U theksua se vazhdon mbështetja e realizimit të projekteve në sektorin e transportit, gjegjësisht infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në pjesën e infrastrukturës energjetike, gazifikimit, projekte për respektimin e standardeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend. U shpreh gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të lidhjes në nivel rajonal me vendet fqinje, me qëllim të përmirësimit të rritjes ekonomike edhe krahas krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pandemia me COVID-19”.

“Në takimin e sotëm të punës u përshëndet publikimi i pakos Ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor, nga ana e Bashkimit Evropian dhe u vlerësua se zhvillimi rajonal dhe bashkëpunimi mes vendeve do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Kompanitë prodhuese presin ndihmën e qeverisë për rimëkëmbje

T E

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...